Rishkruhet historia, Rama thumbon skeptikët: Ja dhe medalja e dytë olimpike! Kujt nuk di të gëzohet…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Islam Dudaev i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar sot të bronztën në stilin e lirë të mundjes deri në peshën 65 kilogram. “Ja dhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, shkruan kreu i qeverisë, i cili ka shoqëruar postimin me foto nga momenti […]
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Islam Dudaev i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar sot të bronztën në stilin e lirë të mundjes deri në peshën 65 kilogram.
“Ja dhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, shkruan kreu i qeverisë, i cili ka shoqëruar postimin me foto nga momenti i fitores së Dudaev.
Rama ka thumbuar edhe skeptikët teksa shprehet se “kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.
“JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË
Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve
Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shkruan Rama.
What's Your Reaction?