OSHEE rrit arkëtimet: Kontribuuan edhe matësat inteligjentë që u vendosën në 4 rajone

Raportohet reduktim i humbjeve të energjisë elektrike dhe rritje e normës së arkëtimeve për energjinë e konsumuar. Lajmi e bën të njohur kompania publike e furnizmit me energji elektrike, që përfshin operatorin e furnizuesit me shumicë universal dhe operatorin e sistemit të shpërndarjes. Në grafikët në vijim është paraqitur kjo ecuri e kompanisë. Referuar periudhës […]

Gusht 13, 2024 - 14:05
 0
OSHEE rrit arkëtimet: Kontribuuan edhe matësat inteligjentë që u vendosën në 4 rajone

Raportohet reduktim i humbjeve të energjisë elektrike dhe rritje e normës së arkëtimeve për energjinë e konsumuar. Lajmi e bën të njohur kompania publike e furnizmit me energji elektrike, që përfshin operatorin e furnizuesit me shumicë universal dhe operatorin e sistemit të shpërndarjes.

Në grafikët në vijim është paraqitur kjo ecuri e kompanisë.

Referuar periudhës 6 mujore për tre vitet e fundit, 2022-2024 vihet re një rritje e normës së arkëtimit që arrin në 98,5 për qind në qershort ë vitit aktual, nga rreth 94 për qind që ka qenë dy vite më parë.

E njëjta gjë, por në kah të kundërt është duke ndodhur me reduktimin e nivelit të humbjeve. Kompani shtetërore ka siguruar një eficensë në uljen e humbjeve që i ka sjellë rreth 5 milionë euro fitim, bazuar në çmimet aktuale të tregut të energjisë elektrike.

Grupi OSHEE do të vijojë investimet në sistemet smart të matjes, përmes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, shoqëri e cila ka lidhur kontratën për instalimin e 1622 matësave inteligjentë në 4 rajone të vendit. Matësi inteligjent realizon faturim korrekt dhe cilësor të konsumit, si edhe ndjek në kohë reale fluksin e kilovatëve në rrjetin elektrik.

Pas instalimit të 3500 matësave inteligjentë në këto dy zona, reduktim i nivelit të humbjeve rezultoi në 7.5%, duke i hapur rrugë zbatimit të planit strategjik për investime në sisteme të matjes përmes përdorimit të teknologjisë inovatore.

Të dyja kompanitë bija të OSHEE, pra OSSH dhe FSHU, që konfirmojnë vijimin e rezultateve pozitive tek treguesit bazë të performancës, garantojnë më shumë INVESTIME në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe garantimit të furnizimit me energji elektrike të 1.3 milionë klientë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.