“Mund të arratisen ose të…”/ Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Gjykata speciale në Hagë ka zgjatur paraburgimin ish-liderëve të UÇK Hashim Taçi dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në shpjegimin e vendimit thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se nëse ata do të lirohen do të ekzistonte rreziku që të iknin ose të ndikonin te dëshmitarët dhe të […]

Gusht 16, 2024 - 18:45
 0
“Mund të arratisen ose të…”/ Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Gjykata speciale në Hagë ka zgjatur paraburgimin ish-liderëve të UÇK Hashim Taçi dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shpjegimin e vendimit thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se nëse ata do të lirohen do të ekzistonte rreziku që të iknin ose të ndikonin te dëshmitarët dhe të ndërhynin në punën e gjykatës.

Thaçi dhe Veseli ndodhen në paraburgim në Scheveningen që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestuan në Kosovë. Ata gjykohen së bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Më 30 shtator 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë të konfirmuar të ndryshuar kundër të katërve në 10 pika, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në paraburgime të paligjshme të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipëri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.