“Menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit”, për çfarë dyshohet shqiptari që u prangos në Turqi?

Mediat e Kosovës kanë nxjerrë detaje të reja në lidhje me arrestimin në Turqi të shtetasit Liridon Rexhepit, i dyshuar për lidhje me shërbimet sekrete izraelite. Sipas të dhënave paraprake, Liridon Rexhepi ka pasur një rol kyç dhe dyshohet se ishte kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi. Ai ka kryer incizime me dron […]

Shtator 3, 2024 - 12:35
 0
“Menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit”, për çfarë dyshohet shqiptari që u prangos në Turqi?

Mediat e Kosovës kanë nxjerrë detaje të reja në lidhje me arrestimin në Turqi të shtetasit Liridon Rexhepit, i dyshuar për lidhje me shërbimet sekrete izraelite.

Sipas të dhënave paraprake, Liridon Rexhepi ka pasur një rol kyç dhe dyshohet se ishte kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi.

Ai ka kryer incizime me dron dhe ka bërë aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e shërbimit izraelit të inteligjencës.

Rexhepi ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë, gjë të cilën e ka pranuar edhe përpara grupit të hetuesve.

Liridon Rexhepi u ndalua mëngjesin e së martës gjatë një operacioni në Stamboll nga njësia speciale e antiterrorist.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.