Peskov: Do të vazhdojmë operacionin ushtarak në Ukrainë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona

Kremlini pretendon se instruktorë ushtarakë nga vende të ndryshme po punojnë në Ukrainë dhe po marrin pjesë në operacionet ushtarake dhe trajnojnë forcat

Shtator 5, 2024 - 08:45
 0
Peskov: Do të vazhdojmë operacionin ushtarak në Ukrainë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona

Kremlini pretendon se instruktorë ushtarakë nga vende të ndryshme po punojnë në Ukrainë dhe po marrin pjesë në operacionet ushtarake dhe trajnojnë forcat ukrainase.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë derisa të arrijë të gjitha qëllimet e saj, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Peskov shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk duket se janë të interesuara për një zgjidhje diplomatike të luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve TASS, se për momentin Rusia nuk sheh ndonjë parakusht për mbajtjen e bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Peskov deklaroi gjithashtu se autoritetet ruse nuk po diskutojnë për rekrutimin e ri, raportoi TASS./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.