I dashuri e leu me benzinë dhe i vuri flakën, ndërron jetë atletja olimpike

Vrapuesja e maratonës nga Uganda, Rebecca Cheptegei, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra nga sulmi makabër i të dashurit të saj. Vrapuesja, e cila

Shtator 5, 2024 - 09:10
 0
I dashuri e leu me benzinë dhe i vuri flakën, ndërron jetë atletja olimpike

Vrapuesja e maratonës nga Uganda, Rebecca Cheptegei, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra nga sulmi makabër i të dashurit të saj.

Vrapuesja, e cila përfundoi e 44-ta në maratonë në Lojërat Olimpike të Parisit, pësoi djegie në 80% të trupit të saj kur i dashuri i saj e lau me benzinë ​​dhe i vuri flakën të dielën e kaluar.

Cheptegei ishte në gjendje të rëndë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Kenia.

Sipas gazetarëve vendas, sulmi ka ndodhur pas një debati që 33-vjeçarja ka pasur me partnerin e saj.

Informacionet nga burime policore bëjnë me dije, sipas Sky Neës, se çifti po grindej për tokën që e ndjera kishte blerë në zonën Trans Nzoia për të qenë pranë qendrave sportive që ndodheshin në zonë.

Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar me agresor Dixon Diema, gjithashtu i plagosur dhe i shtruar në spital./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.