Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Në fillim të muajit tjetër Qeveria pritet të rrisë masën e pensionit. Akoma nuk ka një vendim final për këtë çështje, por prej muajsh ekzekutivi ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve. Ajo që thuhet nga ekspertët është që do të rishikohen pensionet e ulëta, nën 150 euro. Referuar të dhënave zyrtare […]

Shtator 5, 2024 - 16:50
 0
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Në fillim të muajit tjetër Qeveria pritet të rrisë masën e pensionit. Akoma nuk ka një vendim final për këtë çështje, por prej muajsh ekzekutivi ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve.

Ajo që thuhet nga ekspertët është që do të rishikohen pensionet e ulëta, nën 150 euro.

Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë mbi 140 mijë persona, që aktualisht marrin një pension më pak se 150 euro në muaj. Këtu përfshihen pensionet në zonat rurale si edhe pensionet familjare në zonat urbane.

Kategoria tjetër që preket në tërësinë e saj janë pensionet në zonat rurale. Janë 96 418 persona në skemë, nga të cilët 86 902 trajtohen me pensione pleqërie (pleqëri e plotë dhe e pjesshme), 5 636 me pensione invaliditeti dhe 3 880 me pensione familjare.

Ndërkohë, ministri i Financave, Petrit Malaj premtoi një ditë më parë se sfidë personale e tij, por edhe e qeverisë mbetet adresimi i çështjes së pensioneve. Ministri paralajmëroi se në muajin tetor është parashikuar të ndodhë indeksimi i pensioneve me një vlerë prej 4.1 miliardë lekë. Megjithatë, ministri la të kuptohej se po punohet për diçka më shumë. Ai tha se grupet e punës po punojnë me synim pensione më të larta.
“Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë. Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore. Këtu flas jo vetëm për indeksimin e pensioneve”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.