Përjetuam verën më të nxehtë në histori?! Paralajmërimi i “Copernicus”

“Vera në hemisferës veriore e vitit 2024 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë”. Ishte kjo deklarata më e fundit e Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, ose ndryshe shërbimi evropian i klimës, e cila shpjegon se rekordi i temperaturave iu përket muajve qershor dhe gusht. “Ngjarjet ekstreme të lidhura me temperaturat […]

Shtator 6, 2024 - 10:20
 0
Përjetuam verën më të nxehtë në histori?! Paralajmërimi i “Copernicus”

“Vera në hemisferës veriore e vitit 2024 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë”.

Ishte kjo deklarata më e fundit e Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, ose ndryshe shërbimi evropian i klimës, e cila shpjegon se rekordi i temperaturave iu përket muajve qershor dhe gusht.

“Ngjarjet ekstreme të lidhura me temperaturat e larta do të bëhen më intensive, me pasoja edhe më shkatërruese për njerëzit dhe planetin. Nëse nuk marrim masa urgjente për të reduktuar emetimet,” paralajmëroi ekspertja.

Në 12 muajt e fundit temperatura mesatare globale është rritur 0,76 gradë mbi mesataren me periudhën 1991-2020 dhe 1,64 gradë mbi mesataren krahasuar me atë para-industriale 1850-1900.

Korriku i këtij viti ishte edhe muaji më i nxehtë në histori, por edhe muaji i dytë më i nxehtë në nivel global me një temperaturë mesatare të ajrit prej 16,91 gradë Celsius, rreth 0,68 gradë Celsius më e lartë se mesatarja 1991-2020 për korrikun dhe vetëm 0,04 gradë Celsius më pak se maksimumi i mëparshëm i regjistruar në 2023.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.