Hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë, ministri Sveçla: Bllokadat e krijuara nga ekstremistët e maskuar…
Situata e krijuar nga ekstremistët e maskuar serbë që penguar qytetarë me letërnjoftime të Kosovës të kalonin tranzit në Serbi përmes pikave të kalimit kufitar të Bërnjakut dhe Merdarës ka rezultuar një “furtunë në gotë”. Rreth 24 orë pasi ndërmorën këto akte që u pagëzuan si aksion në shenjë proteste ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare […]
Situata e krijuar nga ekstremistët e maskuar serbë që penguar qytetarë me letërnjoftime të Kosovës të kalonin tranzit në Serbi përmes pikave të kalimit kufitar të Bërnjakut dhe Merdarës ka rezultuar një “furtunë në gotë”.
Rreth 24 orë pasi ndërmorën këto akte që u pagëzuan si aksion në shenjë proteste ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës, shoqatat serbë janë tërhequr, duke bërë që të rikthehet normaliteti në Bërnjak dhe Merdarë, raporton A2.
Ka qenë vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla që ka njoftuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare brenda territorit të Serbisë, shkruan A2.
Duke qenë se situata paraqitet relativisht e qetë, autoritetet në Kosovë kanë vendosur që t’i rihapin këto dy pika për lëvizjen normale të mjeteve dhe njerëzve.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, shkruan Sveçla në rrjetin social Facebook, citon A2.
Edhe gazetari i A2 CNN, Tomorr Avdia nga Merdara raportoi se lëvizja normale e mjeteve dhe njerëzve ka nisur që nga ora 17:00.
Por duke iu referuar burimeve të A2, Tomorri sqaroi se “maskat vijojnë të jenë të pranishme brenda territorit të Kosovës, rreth 1.5 km larg nga pika e kalimit kufitar mes dy vendeve”.
What's Your Reaction?