Vatër e madhe zjarri në malin e Shashicës, përfshihet nga flakët hapësira pyjore

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në malin e Shashicës, në drejtim të Tragjasit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemëtari dhe pyje pishash. Zjarri, i cili është aktiv për dy ditë, është shpërndarë me shpejtësi të madhe, i nxitur nga era e fortë që favorizon përhapjen e tij. Raportohet se […]

Shtator 7, 2024 - 19:40
 0
Vatër e madhe zjarri në malin e Shashicës, përfshihet nga flakët hapësira pyjore

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në malin e Shashicës, në drejtim të Tragjasit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemëtari dhe pyje pishash. Zjarri, i cili është aktiv për dy ditë, është shpërndarë me shpejtësi të madhe, i nxitur nga era e fortë që favorizon përhapjen e tij.

Raportohet se zjarri vazhdon të përhapet dhe nuk ka ndihmë të mjaftueshme nga zjarfikësit, të cilët duket se mungojnë në zonë.

Burime të ndryshme sugjerojnë se zjarri është vendosur qëllimisht në disa vende, duke e bërë situatën më të ndërlikuar dhe të vështirë për t’u kontrolluar.

Në afërsi të zjarrit ndodhen dy stane bagëtish, por deri tani nuk ka informacione të sakta nëse janë shkaktuar dëme në këto objekte ose në bagëti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.