Prej vitesh pa dokumente, shqiptari tregon për mediat britanike “hiletë” që përdorin emigrantët e paligjshëm: Mbërrita me gomone, por…

Prej vitesh Britania po vuan nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm, dhe pavarësisht ndryshimit të rregullave për emigracionin dhe marrjes së masave, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Një shqiptar ka rrëfyer për mediat britanike, se si ka arritur që t’i shpëtojë sistemit për vite të tëra dhe jeton e punon në Britani edhe pse […]

Shtator 7, 2024 - 20:15
 0
Prej vitesh pa dokumente, shqiptari tregon për mediat britanike “hiletë” që përdorin emigrantët e paligjshëm: Mbërrita me gomone, por…

Prej vitesh Britania po vuan nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm, dhe pavarësisht ndryshimit të rregullave për emigracionin dhe marrjes së masave, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Një shqiptar ka rrëfyer për mediat britanike, se si ka arritur që t’i shpëtojë sistemit për vite të tëra dhe jeton e punon në Britani edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

Ai është shprehur se kanë qenë kushërinjtë e tij të cilët tashmë jetonin në Angli, ato që i kanë treguar hiletë se si t’i shpëtonte sistemit.

Pas mbërritjes në Britani me gomone nga bregun francez afër Dunkirkut, ai hyri në ujërat britanike, ku bashkë me shumë të tjerë u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar që e çuan në Britani.

“Forca Kufitare na transportoi në një qendër paraburgimi në Kent. Aty qëndruam 48 orë dhe më pas u akomoduam në një hotel sepse njerëzit vinin gjatë gjithë kohës. U largova nga hoteli pothuajse sapo mbërrita atje. Më pas u takova me kushërinjtë dhe kaq”, ka rrëfyer ai.

Emigranti shpjegoi se ai e dinte përpara se të shkonte në Britani se transferimi në një hotel ofronte mundësinë e përsosur për t’u arratisur.

“Na u tha për procedurat. Çfarë duhej të bënim, ku do të qëndronim dhe kur ishte momenti i duhur që ne të largoheshim”, shtoi ai.

Që atëherë ai ka kaluar vite duke jetuar në Britani duke punuar në tregun e zi dhe duke iu shmangur autoriteteve. Ankthi i zbulimit nuk e lë kurrë, por kjo kompensohet kur e krahason me përfitimet e konsiderueshme financiare.

“Këtu në Angli duhet të punosh të paktën pesë ose gjashtë ditë në javë, sigurisht edhe në Shqipëri nëse punon me orar të plotë je mirë, por këtu në Britaninë e Madhe puna është më ë e qëndrueshme, paguhet më mirë. Sigurisht që ka edhe anë negative. Duke qenë pa dokumentacionin e duhur kam vështirësi të udhëtoj, ekziston frika e vazhdueshme për t’u kapur. Në fund ju duhet të bëni një llogaritje, a janë anë pozitive më shumë se ato negativet? Rezultati është i ndryshëm për njerëz të ndryshëm, për disa ia vlen për të tjerët jo aq shumë”, tha ai.
Një gjë për të cilën ai është i bindur, është sado të dha që të jenë rreziqet, më shumë njerëz do të vijojnë të tentojnë të hyjnë në Britani.
“Unë mund të flas vetëm për përvojën time,” shtoi ai. “Policia mund të na ndalonte në momente të ndryshme gjatë qëndrimit tim në pyll [një kamp afër plazheve të Dunkirk-ut] por më dukej se ata thjesht na ruanin nga larg. Ka dëgjuar edhe raste ku policia i ndalon emigrantët, por ne nuk na trazuan”, thotë ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.