Shqipëria në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë përballen sot me Ukrainën, ja formacioni që Sylvinho hodhi në fushë
Shqipëria nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve, aty ku ndodhet në Grupin B1, teksa takimi i parë luhet me Ukrainën në Pragë. Sylvinho ka ardhur në këtë duel me emra të njohur, por edhe të rinj nga lista e Europianit, teksa gjithashtu ky kompeticion mund të ndihmojë dhe për një vend në Botërorin […]
Shqipëria nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve, aty ku ndodhet në Grupin B1, teksa takimi i parë luhet me Ukrainën në Pragë.
Sylvinho ka ardhur në këtë duel me emra të njohur, por edhe të rinj nga lista e Europianit, teksa gjithashtu ky kompeticion mund të ndihmojë dhe për një vend në Botërorin e vitit 2026.
Kombëtarja kuqezi e mbylli me një pikë Europianin që lamë pas, aty ku ndodhej në Grupin B ose i njohur si “Grupi i Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke i krijuar problemeve këtyre ekipeve.
Nga ana tjetër, Ukraina grumbulloi katër pikë në Gjermani, por sërish doli e fundit për shkak të golavarazhit.
Sylvinho ka zgjedhur ta nisë këtë takim me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Asllani, Ramadani, Laçi në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.
Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjashtë portugezë, në krye Luis Godinho.
What's Your Reaction?