Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, çfarë ndodhi sot me gjyqin për Talo Çelën

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të shtyjë për më 1 tetor seancën gjyqësore ndaj Talo Çelës. I shumëkërkuari i drejtësisë gjykohet në mungesë për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prillin e vitit 2019. Në këtë proces Talo Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup […]

Shtator 9, 2024 - 12:45
 0
Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, çfarë ndodhi sot me gjyqin për Talo Çelën

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të shtyjë për më 1 tetor seancën gjyqësore ndaj Talo Çelës. I shumëkërkuari i drejtësisë gjykohet në mungesë për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prillin e vitit 2019.

Në këtë proces Talo Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”, raporton A2.

Përveç masës “arrest në burg” në mungesë për këtë çështje, ndaj tij është caktuar një masë e dytë për llogari të dosjes “Çopja”.

A2 CNN mëson se shkak i shtyrjes së seancës së radhës gjyqësore u bë mungesa për arsye shëndetësore e një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.