Domate me Hudhra të Pjekura – Rizgjim i Traditës së Vjetër  

Me një shije dhe aromë fantastike, pak të athët, të lehtë dhe të mrekullueshme. Në një kombinim perfekt të hudhrës, dhe e pasuruar me një nga erëzat më të mrekullueshme siç është borziloku, kjo recetë të përfshin tërësisht me shijen e saj. Padyshim, domatet janë ndër përbërësit kryesor në shumë e shumë recetave në kuzhinën […] The post Domate me Hudhra të Pjekura – Rizgjim i Traditës së Vjetër   appeared first on AgroWeb.

Shtator 15, 2024 - 03:35
 0
Domate me Hudhra të Pjekura – Rizgjim i Traditës së Vjetër  

Me një shije dhe aromë fantastike, pak të athët, të lehtë dhe të mrekullueshme.

Në një kombinim perfekt të hudhrës, dhe e pasuruar me një nga erëzat më të mrekullueshme siç është borziloku, kjo recetë të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Padyshim, domatet janë ndër përbërësit kryesor në shumë e shumë recetave në kuzhinën shqiptare.

Ato shndërrohen në salcën e mrekullueshme, pa të cilën shija e shumë gjellëve dhe gatimeve shqiptare do të ishte e paplotë.

Një nga përgatitjet tipike të zahireve shqiptare padyshim janë domatet e thara, të cilat marinohen më pas me vaj ulliri e që i shtojnë lezetin e shijes çdo gatimi me të cilin serviren.

Por ka edhe një traditë tjetër, të hershme të përgatitjes së domateve në një mënyrë speciale siç ajo e kombinimit të tyre me hudhra dhe pjekjes së tyre në furrë.

Ky gatim special mund të shërbehet si sallatë për të shtuar më shumë shijen në tryezë në vaktet e drekës apo darkës.

Mund të shërbehet gjithashtu si një garniturë fantastike e mishrave të ndryshëm por mund të konsumohet gjithashtu shije plotë thjeshtë me disa feta buke të thekur e djathë të bardhë.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e domateve në furrë krejt lehtë në shtëpi. Për këtë recetë mund të përdoren domatet e mëdha kokërr kuqe por edhe domatet qershizë, shija e këtyre të fundit është edhe më fantastike.

Domatet me Hudhra në Furrë

Përbërësit

(Sasia e përbërsve përzgjidhet sipas preferencës, përbërësit më poshtë janë për katër persona)      

  • 3-4 kokrra domate të mëdha ose 400 gr domate qershizë
  • 8 thelpinj të mëdhenj hudhre
  • 4 lugë vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Borzilok i freskët

Përgatitja

Si fillim parangrohim furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Në një tas hedhim domatet bashkë me thelpinjtë e pastruar të hudhrave.

Nëse domatet janë kokërrmëdha ndajini në katër pjesë, nëse përzgjidhni domatet qershizë ndajini në dy pjesë.

Hidhuni vajin e ullirit, kripën dhe piperin dhe trazojini derisa të jenë marinuar plotësisht.

Më pas, vendosini në një tavë ku më parë keni shtruar letër pjekjeje dhe futini të piqen në furrë.

Piqini përreth 15-20 minuta derisa lëkura e domateve të rrudhet dhe marrë ngjyrën e kuqërremtë në të kaftë.

Pasi t’i hiqni nga furra hidhuni sipër borzilok të freskët të grirë hollë. /AgroWeb.org

The post Domate me Hudhra të Pjekura – Rizgjim i Traditës së Vjetër   appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.