Rreziku nga lija e majmunit, mjekët në alert. Kuli: Do dalin udhëzime për vaksinime në grupe të veçanta

Ndonëse nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunit në Shqipëri, mjekët infeksionistë pediatër thonë se kujdesi për masa paraprake duhet të jetë maksimal sidomos për fëmijët,  të cilët ky virus edhe i prek më shumë. “Dy gjëra janë të rëndësishme që duhet të dimë: 1- kontigjenti që janë aktualisht fëmijë nuk kanë […]

Shtator 15, 2024 - 11:40
 0
Rreziku nga lija e majmunit, mjekët në alert. Kuli: Do dalin udhëzime për vaksinime në grupe të veçanta

Ndonëse nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunit në Shqipëri, mjekët infeksionistë pediatër thonë se kujdesi për masa paraprake duhet të jetë maksimal sidomos për fëmijët,  të cilët ky virus edhe i prek më shumë.

“Dy gjëra janë të rëndësishme që duhet të dimë: 1- kontigjenti që janë aktualisht fëmijë nuk kanë bërë vaksinën e variolës që është bërë deri në brezin e fëmijëve të lindur në vitet ’87 apo ’88, kështu që fëmijët tanë nuk kanë asnjë mbrojte. 2- Ky është një virus që prek më shumë moshën fëminore. Shkaktohet nga kontakte të afërta , nga prekja e elementëve të kontaminuar ose rrugë të tjera që për fëmijët nuk janë të rëndësishme. Tek fëmijët me rëndësi është frekuentimi I pishinave të cilat duhet të jenë më ujë të kontrolluar ”, u shpreh Gjeorgjina Kuli, Shefja e klinikës se pediatrisë infektive, QSUT.

Por autoritet e shëndetit publik janë vënë lëvizje dukë rishqyrtuar planet e emergjencës  që kanë pasur më herët gjatë periudhës së covid, kohe ku qarkulloi edhe lija e majmunit në disa vende të botës.

“Kemi bërë një plan , strategji sigurisht por tani po e rishikojmë atë. Kemi doza të vaksinës për linë .Do të dalin edhe udhëzimet përkatëse. Nuk kemi në plan të bëjmë thirrje për vaksinime masive sepse për momentin nuk është emergjencë  por jemi në zonën e alertit, në fazën e emergjencës ndaj ekzistencës së këtij infeksioni sepse kemi edhe shumë raste ne Europë dhe kemi edhe shumë turistë të huaj që vijnë në vendin tonë dhe së bashku mund të frekuentojmë të njëjtat pishina, shezllone apo edhe linja ajrore ku virusi qëndron i mbyllur për disa orë dhe në ndenjëset e avionëve”, tha Shefja e klinikës se pediatrisë infektive, QSUT.

OBSH  vendosi dy ditë më parë që lija e majmunit të luftohet me vaksinë. Ajo dha  autorizimin e saj të parë për përdorimin tek të rriturit në Afrikë, si një hap i rëndësishëm nuk luftën kundër kësaj sëmundje. Në të gjithë botën përllogariten më shumë se 103 mijë raste që kur sëmundja shpërtheu në vitin 2022.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.