Tortë e Shkrifët me Kos – E Ëmbël, Plot Shije

Ëmbëlsirat janë një nga shoqërueset më të shijshme të vakteve tuaja. Kur përgatiten në shtëpi marrin një kuptim krejt tjetër, pasi janë përgatitur me dashuri.  E shkrifët, me aromën e freskët të limonit dhe disa përbërës sekret i japin kësaj torte një butësi mahnitëse. Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguar mëposhtë nga AgroWeb.org dhe provojeni […] The post Tortë e Shkrifët me Kos – E Ëmbël, Plot Shije appeared first on AgroWeb.

Shtator 15, 2024 - 19:35
 0
Tortë e Shkrifët me Kos – E Ëmbël, Plot Shije

Ëmbëlsirat janë një nga shoqërueset më të shijshme të vakteve tuaja.

Kur përgatiten në shtëpi marrin një kuptim krejt tjetër, pasi janë përgatitur me dashuri. 

E shkrifët, me aromën e freskët të limonit dhe disa përbërës sekret i japin kësaj torte një butësi mahnitëse.

Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguar mëposhtë nga AgroWeb.org dhe provojeni këtë ëmbëlsi unike.

Përbërësit:

  • 2 të verdha veze
  • 70 gr sheqer
  • 70 gr gjalpë
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni
  • 200 gr miell
  • kripë
  • 1 lugë çaji maja
  • Vaj
  • Për mbushjen:
  • 2 të bardha vezësh
  • 60 gr sheqer
  • 400 gr kos
  • 3 lugë miell
  • Ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Rrihni fillimisht të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. Ndërkohë shkrini gjalpin dhe kur të jetë gati hidheni tek përzierja e vezëve.

Pasi t’i përzieni mirë e mirë përbërësit, shtoni rreth 1lugë çaji lëkurë limoni, miellin, kripë për shije dhe majanë.

Përziejini përbërësi sa të formoni një masë brumi homogjene dhe më pas ndajeni në dy pjesë.

Ndërkohë lyeni me vaj një tavë torte me hapje, shtroni në bazën e saj një letër kuzhine të prerë në formë të rrumbullakët.

Gjithashtu prisni një shirit për anët e lëvizshme të tavës dhe mbasi ta montoni enën rregulloni edhe letrat e pjekjes në mënyrën e duhur.

Tani shtroni në tavë njërin nga topat e brumit, tjetrin mbështilleni me një qese kuzhine dhe lërëni në frigorifer.

Rrihni të bardhat e vezëve dhe shtoni më pas sheqerin derisa të formohet një masë e butë kremoze.

Më pas në një enë bashkoni kosin, miellin dhe vaniljen. Përziejini sa përbërësit të bashkohen dhe këtë masë kalojeni tek kremi me vezë dhe sheqer.

Përziejeni përsësi përbërjen dhe trasferojeni në tavën e pjekjes të shtruar me brumë.

Merrni masën e brumit nga frigorifer dhe grijeni me një rende sipër tavës.

Piqeni në 200 gradë për 25-30 minuta./AgroWeb.org

The post Tortë e Shkrifët me Kos – E Ëmbël, Plot Shije appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.