Policia e Malit të Zi sekuestron 66 kg marijuanë, trafikantët arratisen drejt Shqipërisë

Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë marijuanë. Dy persona të paidentifikuar janë larguar në drejtim të Shqipërisë, raporton

Shtator 29, 2024 - 10:45
 0
Policia e Malit të Zi sekuestron 66 kg marijuanë, trafikantët arratisen drejt Shqipërisë

Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë marijuanë.

Dy persona të paidentifikuar janë larguar në drejtim të Shqipërisë, raporton Vijesti.

Droga është gjetur në zonën e fshatit Sukobin, Ulqin.

“Policët e Stacionit Policor Kufitar  Ulqin kanë vepruar në bazë të informacioneve operative se në zonën e fshatit Sukobin nga Republika e Shqipërisë në Mal të Zi po kontrabandohet marijuanë dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha janë duke lëvizur në afërsi kufirit.

Duke përdorur një dron, punonjësit e policisë kanë pikasur dy persona, të cilët arritën të largoheshin në drejtim të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Policia shqiptare është në kërkim të personave të përmendur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.