Osmani: Vuçiç organizoi sulmin në veriun e Kosovës, ka në plan të krijojë Krimenë në Ballkan
Aleksandar Vuçiç ka në plan të krijojë Krimenë në Ballkan. Ky është paralajmërimi që ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë një bisede me “think-tank”-un e njohur amerikan “Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë” Osmani theksoi se Vuçiç organizoi sulmin në veriun e Kosovës. Sipas saj, serbët e Kosovës kanë shansin e katërt për të […]
Aleksandar Vuçiç ka në plan të krijojë Krimenë në Ballkan. Ky është paralajmërimi që ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë një bisede me “think-tank”-un e njohur amerikan “Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë” Osmani theksoi se Vuçiç organizoi sulmin në veriun e Kosovës.
Sipas saj, serbët e Kosovës kanë shansin e katërt për të zgjedhur kryetarët e bashkive nëse do ta duan një gjë të tillë: “Duke mos i lejuar serbët e Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovinë. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen, aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që u intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë, derisa atyre nuk ia ndjen për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”.
Osmani foli në lidhje me qasjen e pabarabartë që po ndjek Bashkimi Europian në lidhje me Kosovën. Ajo theksoi nevojën e koordinimit me partnerët, por vuri në dukje gjithashtu edhe qasjen me dy standarte të BE ndaj Prishtinës.
“Ajo çka shohim tani është një qasje jobalancuese nga BE. Kemi dy palë në tavolinë dhe njëra nga palët është nën sanksione nga ndërkombëtarët. Serbia në anën tjetër ka zero pasojë, duke marrë parasysh atë që bënë vitin e kaluar. SHBA e quajti një agresion sepse ashtu ishte. Vuçiç mbetet fëmija i llastuar i BE-së. Serbia ka 80 për qind simpati për Vladimir Putin. Kjo qasje është e paprecedentë. Kjo nuk na jep asnjë shans për dialogun. Shpresa jonë është që të ketë një barazi në tabelë”, deklaroi Osmani.
Presidentja e Kosovës përmendi faktin edhe të mosnjohjes së pesë vendeve të BE-së, të cilët po bëhen shkak për mosavancimin e Kosovës në proceset integruese./a.m.
What's Your Reaction?