Akuzohet për grabitjen e miliona eurove, dështon seanca kundër Talo Çelës
Akuzohet për grabitjen e miliona eurove, dështon seanca kundër SPAK nuk mundi të lexojë konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Talo Çelës, ku i shumëkërkuari akuzohet për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në vitin 2019. Seanca e planifikuar dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore. […]
Akuzohet për grabitjen e miliona eurove, dështon seanca kundër
SPAK nuk mundi të lexojë konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Talo Çelës, ku i shumëkërkuari akuzohet për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në vitin 2019.
Seanca e planifikuar dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore.
Talo Çela gjykohet i vetëm në këtë çështje, ndërsa për të akuzuarit e tjerë të grabitjes në Rinas ka përfunduar gjykimi edhe në Apel.
Teksa gjykohet në mungesë, Çela është shpallur në kërkim edhe si një nga të akuzuarit e dosjes “Çopja”, pas dyshimeve për përfshirje të tij në disa ngjarje të rënda kriminale.
What's Your Reaction?