Andres Iniesta tërhiqet nga futbolli! Legjenda e Spanjës i jep fund karrierës në moshën 40-vjeçare, ja kur do të komunikojë vendimin
Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta do të tërhiqet nga futbolli profesionist në moshën 40-vjeçare. Lojtari, i konsideruar si një nga mesfushorët më me ndikim në historinë e futbollit, do të shpallë zyrtarisht vendimin e tij në një ceremoni më 8 tetor. Andres Iniesta ka qenë agjent i lirë që nga largimi nga klubi […]
Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta do të tërhiqet nga futbolli profesionist në moshën 40-vjeçare.
Lojtari, i konsideruar si një nga mesfushorët më me ndikim në historinë e futbollit, do të shpallë zyrtarisht vendimin e tij në një ceremoni më 8 tetor.
Andres Iniesta ka qenë agjent i lirë që nga largimi nga klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Emirates, në fund të sezonit 2023/24.
Vetë Iniesta duket se konfirmoi lajmin se do të dalë në pension më 8 tetor, me një imazh të mesfushorit me fanellën e Barçës me 8, numri i tij i mëparshëm në klub, i kthyer në një simbol të pafundësisë.
Ai hyri në historinë e futbollit spanjoll më 11 korrik 2010 kur shënoi golin që i dha Spanjës Kupën e parë të Botës në historinë e saj në Johannesburg kundër Holandës në minutën e 116-të.
Iniesta bëri debutimin e tij në futbollin profesionist më 29 tetor 2002 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të Barçës në Bruges (0-1) me Louis Van Gaal në stol. Lojtari nga La Mancha, i rritur në La Masía, luajti 16 sezone për Barcelonën derisa u largua për në futbollin japonez.
Iniesta fitoi 32 trofe me Barçën, duke përfshirë nëntë La Liga, katër Liga të Kampionëve dhe gjashtë tituj të Copa del Rey.
What's Your Reaction?