Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”, shkak debatet mes palëve

Seanca paraprake për çështjen “Metamorfoza” është shtyrë. Shkak janë bërë debatet mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e

Tetor 1, 2024 - 16:50
 0
Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”, shkak debatet mes palëve

Seanca paraprake për çështjen “Metamorfoza” është shtyrë. Shkak janë bërë debatet mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC nga drejtësia shqiptare.

Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve.

Sipas mbrojtësve ligjore, pas më shume se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk jane dokumenta siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.

Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces.

Në seancë gjykim të shkurtuar ka kërkuar ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali.

Kërkesa e tyre do të shqyrtohet në treshen gjykuese. Biznesmeni Pëllumb Gjoka do të shkojë me gjykim të zakonshëm dhe të pandehurit e tjerë. Seanca u shty për shkak të mbarimit të orarit zyrtar dhe do të vijojë më datë 8 tetor./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.