“Përgjigje ndaj vrasjeve të Nasrallah dhe Haniyeh!”, Irani paralajmëron Izraelit: Nëse guxoni të kundërpërgjigjeni…

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka konfirmuar se ka lëshuar “dhjetëra raketa” drejt Izraelit, duke kërcënuar se do të shënjestrohet sërish nëse kundërpërgjigjet. Irani thotë se sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh. “Në përgjigje të martirizimit të dëshmorëve Haniyeh, Seyed Hassan […]

Tetor 1, 2024 - 19:35
 0
“Përgjigje ndaj vrasjeve të Nasrallah dhe Haniyeh!”, Irani paralajmëron Izraelit: Nëse guxoni të kundërpërgjigjeni…

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka konfirmuar se ka lëshuar “dhjetëra raketa” drejt Izraelit, duke kërcënuar se do të shënjestrohet sërish nëse kundërpërgjigjet. Irani thotë se sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

“Në përgjigje të martirizimit të dëshmorëve Haniyeh, Seyed Hassan Nasrallah dhe dëshmorit Nilfroshan, ne shënjestruam zemrën e territoreve të pushtuara. Nëse regjimi sionist reagon ndaj operacioneve të Iranit, ai do të përballet me sulme dërrmuese”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sipas mediave izraelite janë lëshuar rreth 400 raketa në drejtim të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se sirenat e sulmit ajror kishin rënë në të gjithë Izraelin. Më herët, Shtetet e Bashkuara thane se Irani po përgatitej të niste një sulm me raketa balistike kundër Izraelit në mes të një përshkallëzimi në rajon.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.