400 raketa drejt Izraelit, flakë në qiellin e Tel Avivit, ministri izraelit: Irani do të pendohet

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e sotme. Jerusalem Post raporton se 400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm

Tetor 1, 2024 - 19:45
 0
400 raketa drejt Izraelit, flakë në qiellin e Tel Avivit, ministri izraelit: Irani do të pendohet

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e sotme. Jerusalem Post raporton se 400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin.

Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore është plotësisht funksional, duke zbuluar dhe përgjuar kërcënimet kudo që është e nevojshme, edhe në këto momente”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

“Meqenëse kemi të bëjmë me lloje të ndryshme kërcënimesh, është e mundur që alarmet të funksionojnë në zona të mëdha.”

Ministri izraelit i financave të ekstremit të djathtë menjëherë pas sulmi reagoi në rrjetet sociale dhe tha se “Irani do të pendohet.

Presidenti i SHBA Joe Biden më herët deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Izraelin të mbrohet nga sulmet raketore iraniane dhe të mbrojë ushtrinë amerikane në rajon.

“Ne diskutuam se si Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon,” tha Biden në platformën X.

Biden zhvilloi një takim me Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe ekipin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë më herët gjatë ditës së sotme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.