Sulmet iraniane në Izrael, zyrtari i lartë: Rusia ishte vënë në dijeni të goditjeve të sotme

Detaje të reja janë raportuar nga mediat ndërkombëtare lidhur me sulmin Iranian mbrëmjen e sotme kundrejt Izraelit. Një zyrtar i lartë ka bërë

Tetor 1, 2024 - 21:25
 0
Sulmet iraniane në Izrael, zyrtari i lartë: Rusia ishte vënë në dijeni të goditjeve të sotme

Detaje të reja janë raportuar nga mediat ndërkombëtare lidhur me sulmin Iranian mbrëmjen e sotme kundrejt Izraelit.

Një zyrtar i lartë ka bërë më dije se Rusia ishte në dijeni të këtij sulmi në Izrael.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Teherani informoi Rusinë përpara sulmeve me raketa ndaj Izraelit.

Zyrtari tha gjithashtu se SHBA-ja ishte alarmuar nga Irani përmes kanaleve diplomatike pak para sulmeve.

Kujtojmë se Rusia dhe Irani kanë forcuar lidhjet në mes të luftës në Ukrainë, pasi Irani furnizon Moskën me raketa balistike për luftën e saj.

Muajin e kaluar, Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, tha gjithashtu se SHBA besonte se ushtria ruse kishte marrë dërgesa të raketave balistike iraniane me rreze të shkurtër veprimi Fath-360 nga Irani.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.