Bizneset, më problematikët/ Bankat fshinë 1.4 miliardë lekë kredi të humbura në 6 muaj

Me qëllim uljen e mëtejshme të raportit të kredive me probleme, sektori bankar vijoi fshirjen e kredive të humbura nga bilancet e bankave edhe në gjysmën e parë të 2024. Ndonëse me ritme më të ulëta se vitet paraardhëse, sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë bankat deri në qershor fshin në total fshinë 1.4 […]

Tetor 3, 2024 - 16:35
 0
Bizneset, më problematikët/ Bankat fshinë 1.4 miliardë lekë kredi të humbura në 6 muaj

Me qëllim uljen e mëtejshme të raportit të kredive me probleme, sektori bankar vijoi fshirjen e kredive të humbura nga bilancet e bankave edhe në gjysmën e parë të 2024.

Ndonëse me ritme më të ulëta se vitet paraardhëse, sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë bankat deri në qershor fshin në total fshinë 1.4 miliardë lekë.

“Në harkun e 12 muajve janë fshirë 30 milionë euro dhe këtë raport kjo e mban të qëndrueshme atë normën e 4.7% dhe në këto terma. Është një proces që kryhet në kuadrin rregullator. Është sjellë si i tillë për nevojën e paraqitjes së veprimtarisë së bankave po nëse lidhet me treguesin e kredive të këqija, kjo 4.7% në termat e kredisë së përkeqësuar është në rritje”, deklaroi për A2 eksperti i tregut të Financave, Artur Ribaj.

Ndalur në një hark kohor 12 mujor, këto institucione bankare fshinë rreth 3 miliardë lekë kredi të humbura. 63% e këtij vëllimi janë kredi të marra nga bizneset.

“Në vlerë të kredive me probleme ka përkeqësim dhe ndodhur kjo e ndeshur me biznesin për shkak të ekspozimeve që ata kanë. Është bërë dhe një thirrje nga FMN për marrjen e masave dhe BSH ka bërë një akt rregullator për të rritur një normë kundërciklike pikërisht për të demotivuar ritmin e shpejtë të kredidhënies që kanë bankat tregtare”, u shpreh për A2 eksperti i tregut të Financave, Artur Ribaj.

Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 4% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave. Janë 37.4 miliardë lekë të marra borxh në banka, por ende të papaguara.

Që nga janari 2015, kur nisën të zbatoheshin kërkesat rregullatore për nxjerrjen e kredive të humbura jashtë bilanceve, bankat kanë fshirë rreth 83 miliardë lekë kredi të humbura. Megjithatë, vlera e fshirjeve ka ardhur në rënie graduale gjatë viteve të fundit, paralelisht me përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredisë së sektorit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.