U evakuuan 33 familje/ 180 mm shi për 3 orë, mblidhet shtabi i Emergjencave në Vlorë

Për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq në është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë, Robert Skëndaj. I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës […]

Tetor 4, 2024 - 22:00
 0
U evakuuan 33 familje/ 180 mm shi për 3 orë, mblidhet shtabi i Emergjencave në Vlorë

Për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq në është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë, Robert Skëndaj.

I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës së vështirë. Sipas autoriteteve, pjesë e takimit sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, ndërsa u shprehën se hidrovori ishte në funksion, raporton A2.

Përveç prurjeve shkak i përmbytjeve edhe dalja e ujërave nga kanali i ujërave të larta, u tha në takim.

Më herët kryebashkiaku Dredha deklaroi se ishin evakuuar mbi 30 familje të cilat do të strehoheshin në konviktet e mjekësisë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu.

Ndërkohë, janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.