Virozat rëndojnë gjendjen e pacientëve alergjikë! Mjekët: Rastet në rritje nga viti në vit

Krahas virozave të shumta respiratore, bluzat e bardha po përballen edhe më një fluks të shtuar të pacientëve alergjikë. Mjekja alergologe Kleita Elezi thotë se shumica e të hospitalizuarve alergjikë janë pacientë të cilët kanë kaluar viroza respiratore. “Tek pacientët alergjik ka ndikimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës, ndryshimet e lagështirës mund të jenë faktor […]

Nëntor 11, 2024 - 19:00
 0
Virozat rëndojnë gjendjen e pacientëve alergjikë! Mjekët: Rastet në rritje nga viti në vit

Krahas virozave të shumta respiratore, bluzat e bardha po përballen edhe më një fluks të shtuar të pacientëve alergjikë. Mjekja alergologe Kleita Elezi thotë se shumica e të hospitalizuarve alergjikë janë pacientë të cilët kanë kaluar viroza respiratore.

“Tek pacientët alergjik ka ndikimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës, ndryshimet e lagështirës mund të jenë faktor irritues apo rëndues tek pacientët tanë. Faktor tjetër rëndues është edhe ekspozimi ndaj virozave, mund të kemi riaktivizim të astmës bronkiale thjesht nga gjendja virale e kaluar dhe pjesa më e madhe e tyre që hospitalizohen janë rëndime të astmë bronkiale nga infeksionet virale”.

Bluzat e bardha thonë se në këtë periudhë janë më të shprehura rastet alergjike edhe për shkak të qëndrimit mbyllur për një kohë të gjatë.

“Tek pacientët të cilët janë alergjikë ndaj alergenëve, sidomos atyre të hapësirave të brendshme, pluhuri i shtëpisë dhe mykut, këtë periudhë aktivizohen simptomat, astma bronkiale apo rrufës alergjike”.

Ajo që shihet me shqetësim, janë rastet ne rritje të personave alergjikë nga viti në vit.

“Nga viti në vit rastet janë në rritje. Pacientët mund të kenë kollë, teshtima, rrufë, hundët e bllokuara, atë zhurmën bronkiale. Kjo për shkak të mënyrës së jetesës, ndotjes së ajrit”.

Sipas mjekëve krahas rrufës alergjike, astmës bronkiale, një rritje kemi edhe të alergjive të lëkurës, dermatitëve të ndryshme të cilat aktivizohen në periudha kohore të caktuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.