“Nuk dënohet një qytet për një shashkë në Lushnje”, Tirona Fanatics kundër vendimit të FSHF

Një nga drejtuesit e tifogrupit “Tirona Fanatics”, Kujtim Memaçi ishte i ftuar në emisionin Dita Jonë në A2 CNN ku foli rreth vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të dënuar ekipin e Tiranës për të luajtur të gjitha ndeshjet pa tifozë, për shkak të incidentit në stadiumin e Lushnjën, ku shashka e hedhur nga […]

Nëntor 12, 2024 - 12:00
 0
“Nuk dënohet një qytet për një shashkë në Lushnje”, Tirona Fanatics kundër vendimit të FSHF

Një nga drejtuesit e tifogrupit “Tirona Fanatics”, Kujtim Memaçi ishte i ftuar në emisionin Dita Jonë në A2 CNN ku foli rreth vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të dënuar ekipin e Tiranës për të luajtur të gjitha ndeshjet pa tifozë, për shkak të incidentit në stadiumin e Lushnjën, ku shashka e hedhur nga një tifoz lëndoi një lojtar të Shkodrës.

Memaçi e cilësoi vendimin absurd, pasi nuk mund të dënosh një qytet të tërë për një incident të izoluar. Ai shtoi se FSHF gjithashtu nuk ka prova se kush e hodhi mjetin piroteknik në fushë, teksa lëshoi akuza dhe për njëanshmëri në vendim për institucionin që drejton futbollin shqiptar.

“Nuk është hera e parë që dënohemi. Jemi dënuar dhe nga 8 javë dhe për më pak se kjo. Këto dënimet kolektive për një shashkë nuk shkojnë. Dënojnë një qytet. Ne nuk jemi të përkëdhelurit e federatës dhe e ka më kollaj për të na dënuar. Ne me federatën nuk kemi asnjë marrëdhënie. Ne shkojmë të bëjmë tifozllik për ekipin tonë dhe jo për Federatën. Një kapsollë dhe aktrimi i futbollistëve në fushë e solli këtë situatë. Federata që na ka dënuar të tregojë dhe pamjet filmike. Mund ta ketë hedhur një tifoz nga Lushnja, një nga Shkodra. Jemi dënuar edhe ne edhe klubi. Ne jetojmë me futbollin. Klubi e ka ankimuar vendimin”, u shpreh Memaçi.

Më tej, drejtuesi i “Tirona Fanatics” premton se do të ketë reagim për situatën e krijuar dhe shton se grupimi është edhe kundër vendimit të FSHF për të organizuar kampionatin e U21 së bashku me Serbinë.

“Ne nuk do ta lemë me kaq. Do të protestojmë. Ne nuk na është dukur e drejtë organizimi i kampionatit U21 me Serbinë. Mund ta kishim bërë me Maqedoninë me këdo”, tha Memaçi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.