Paraqitet në SPAK Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Burime: U pyet për dosjen “Meta”
Është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Agolli është parë të futet këtë pasdite në ambientet e SPAK, ndërsa nuk dihet arsyeja se përse është thirrur. Kujtojmë se ditën e sotme në SPAK u thirr edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto, për të cilin […]
Është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.
Agolli është parë të futet këtë pasdite në ambientet e SPAK, ndërsa nuk dihet arsyeja se përse është thirrur.
Kujtojmë se ditën e sotme në SPAK u thirr edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto, për të cilin gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar se është marrë bë pyetje në lidhje me dosjen “Meta”, në kohën kur ishte në krye të ministrisë së Transporteve.
/a.r
What's Your Reaction?