U akuzua për sulm s*ksual, shpallet fajtor ish-sulmuesi i Francës

Futbollisti francez, Ben Yedder, u shpall fajtor pasi u akuzua për abuzim seksual në gjendje të dehur në gjykatën penale në Nice. Ish-sulmuesi

Nëntor 12, 2024 - 18:30
 0
U akuzua për sulm s*ksual, shpallet fajtor ish-sulmuesi i Francës

Futbollisti francez, Ben Yedder, u shpall fajtor pasi u akuzua për abuzim seksual në gjendje të dehur në gjykatën penale në Nice.

Ish-sulmuesi i Sevillas, Monacos dhe Kombëtares franceze aktualisht pa skuadër, u dënua me 2 vite burg me kusht dhe u njoftua gjithashtu për detyrimin për trajtimin dhe dëmshpërblimin e viktimës në shumën 6500 euro, nga të cilat 1500 për shpenzime ligjore dhe 5000 për dëm moral.

Francezi më pas u sanksionua për refuzimin e përmbushjes së detyrimit me një gjobë të mëtejshme prej 5000 eurosh dhe pezullimin e lejes së drejtimit për një periudhë prej 6 muajsh.

Prokurori publik më 15 tetor të vitit të kaluar kishte kërkuar 2 vjet e 6 muaj burgim. Ben Yedder kishte paguar një garanci prej 900 mijë eurosh për një tjetër të re që e kishte akuzuar për përdhunim dhe për këtë ishte tashmë në syrin e autoriteteve.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.