15 të vdekur dhe 14 të plagosur pas një sherri masiv në një burg në Ekuador
Një sherr mes të burgosurish në një burg në qytetin-port të Guayaquilit në Ekuador është kthyer në masakër. Mediat vendase raportojnë se si
Një sherr mes të burgosurish në një burg në qytetin-port të Guayaquilit në Ekuador është kthyer në masakër.
Mediat vendase raportojnë se si pasojë e sherrit mes të burgosurve raportohet për të pakëtn 15 të vrarë dhe 14 të plagosur.
Ka qenë drejtoria e burgjeve ekuadoriane e cila ka konfirmuar masakrën.
“Në një pavijon të burgut Litoral, u raportuan incidente të rënda mes të burgosurve, ku vdiqën 15 dhe 14 janë plagosur”, ka thënë shërbimi i burgjeve.
AFP raporton se pas sherrit gardianët kanë vendosur trupat e viktimave në një rresht të gjatë brenda oborrit të burgut.
Ekuadori është bërë një nga vendet më të dhunshme në botë dhe qendër kryesore e trafikut të drogës në vitet e fundit.
Burgu Litoral është më i madhi i Ekuadorit, që zë 6.800 të burgosur.
What's Your Reaction?