Andresa kujton e përlotur momentin kur u bë nënë për herë të parë: Mu mbush zemra plot!

Kalendari shënonte datën 14 shtator 2022 kur vajza simpatike që ishim mësuar ta shikonim çdo të diel në studion e “E Diela Shqiptare”, Andresa Ambrosio zbuloi gjininë e foshnjes që priste të sillte në jetë. Me një skenë të dekoruar bukur me tullumbace rozë dhe blu Andresa zbuloi se priste një djalë. Sot pas gati […]

Nëntor 12, 2024 - 20:30
 0
Andresa kujton e përlotur momentin kur u bë nënë për herë të parë: Mu mbush zemra plot!

Kalendari shënonte datën 14 shtator 2022 kur vajza simpatike që ishim mësuar ta shikonim çdo të diel në studion e “E Diela Shqiptare”, Andresa Ambrosio zbuloi gjininë e foshnjes që priste të sillte në jetë. Me një skenë të dekoruar bukur me tullumbace rozë dhe blu Andresa zbuloi se priste një djalë.

Sot pas gati dy vitesh ajo vjen e kapur përdore me djalin e saj, Rafaelin. Në studion e “Rudina” mes emocionesh Andresa tregon lindjen e vështirë kirurgjikale për shkak të komplikacioneve. Teksa kujton momentin e parë kur mori në krah foshnjen e vogël që e bëri nënë. “Zemrën e kisha të mbushur plot,” tregon me lot në sy Andresa.

Rudina Magjistari: Më thuaj pak momentin kur erdhi Rafaeli në jetë, çastin kur lindi si e kujton?

Andresa Ambrosio: Unë me Mirkon kemi qenë 13 vite bashkë dhe më pas vjen Rafaeli në jetë.

Rudina Magjistari: Pra keni qenë 13 vite bashkë dhe më pas vendosët që të sillnit një fëmijë një jetë.

Andresa Ambrosio: Kur lindi Rafaeli Mirko nuk e kishte kuptuar ende që ishte bërë baba, por u mbush me dashuri. E gjithë familja. Rafaeli ishte shumë i dëshiruar.

Rudina Magjistari: Më thuaj pak ti vetë si linde, linde në mënyrë natyrale apo me cezariane.

Andresa Ambrosio: Ishte një lindje cezariane emergjente. Unë ika në Itali sepse doktori im këtu më tha që duhet të bëja një lindje me kirurgji, sepse do të ketë probleme, si për Rafaelin, si për ty. Por unë doja një lindje natyrale dhe ika në Itali. Shkova për të provuar një lindje normale. Rafaeli duhet të lindte më 27 Dhjetor, por ai vjen në jetë më 17 Dhjetor. 10 ditë më parë, unë pata komplikacione, zemra e Rafaelit po rrihte shumë ngadalë. Unë shkova në spital për një kontroll normal dhe mjekët më thonë që “ti nuk do të ikësh në shtëpi sot, duhet të hysh direkt në operacion” .

Rudina Magjistari: Kështu që ti linde më 17 Dhjetor.

Andresa Ambrosio: Ika në spital në datën 16, në orën 16:00 dhe në datën 17 Dhjetor u bëra gati për lindjen.

Rudina Magjistari: Dhe Rafaeli erdhi në jetë! Më thuaj diçka, momentin kur ta dhanë Rafaelin për herë të parë në krah, si e kujton?

Andresa Ambrosio: Në momentin që e dëgjova të qante, i dëgjova zërin, zemra ime ishte e mbushur plot, më dukej sikur nuk ekzistonte asgjë në botë. Vetëm ai moment!

Rudina Magjistari: Dhe tani u emocionove kur e kujton. Është një moment padiskutim i jashtëzakonshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.