Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari në Tiranë

Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje. Policia u informua se një ngjarje në rrugën “Tomi Kristo” mund të përshkallëzohej dhe menjëherë shkoi në zonë dhe vuri në pranga 65 vjeçarin Sh.V. Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Tomi Kristo”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së […] The post Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari në Tiranë first appeared on JavaNews.al.

Dhjetor 7, 2024 - 20:00
 0
Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari në Tiranë

Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.

Policia u informua se një ngjarje në rrugën “Tomi Kristo” mund të përshkallëzohej dhe menjëherë shkoi në zonë dhe vuri në pranga 65 vjeçarin Sh.V.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Tomi Kristo”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.

Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari në Tiranë first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.