Bieta flet për herë të parë për sëmundjen e Albanit: Viti më i keq i jetës sime!

Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra” për sëmundjen e partnerit të saj Alban Dudushi. Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë. Ajo u shpreh se sfidën tashmë […]

Dhjetor 8, 2024 - 12:00
 0
Bieta flet për herë të parë për sëmundjen e Albanit: Viti më i keq i jetës sime!

Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra” për sëmundjen e partnerit të saj Alban Dudushi.

Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë.

Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 si vitin më të keq.

“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.

Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ku ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë”, tha moderatorja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.