Norris fitoi garën në “Abu Dhabi Grand Prix”, Mclaren merr titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një titull historik për McLaren, të parin pas vitit 1998. Ishte një nisje e mirë nga Norris pole position ndërsa Oscar Piastri dhe Max Verstappen shkaktuan incidentine parë por australiani u […] The post Norris fitoi garën në “Abu Dhabi Grand Prix”, Mclaren merr titullin first appeared on JavaNews.al.

Dhjetor 8, 2024 - 19:00
 0
Norris fitoi garën në “Abu Dhabi Grand Prix”, Mclaren merr titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një titull historik për McLaren, të parin pas vitit 1998.

Ishte një nisje e mirë nga Norris pole position ndërsa Oscar Piastri dhe Max Verstappen shkaktuan incidentine parë por australiani u përfshi në një tjetër më pas me Williams dhe Franco Colapinto-n.

Ndërkohë qe duelet nuk munguan në pistë performanca e McLaren nuk i la asnjë shans Ferrari–t. Ndërsa Norris ruajti një triumph të ftohtë prej 5 sekondash ndaj ish shokut të skuadrës Carlos Sainz.

Charles Leclercu e vendosi Scuderia-n në vendin e 3-të pas nisjes nga vendi i 19. Pas një “duel” mes makinave Mercedes ku 7 herë Kampioni i Botës, Lewis Hamilton, mbylli mes emocionesh një Epokë të artë në vendin e 4.

Verstappen shleu një penalitet prej 10 sekondash dhe e renditi Red Bull në vendin e 6-të i ndjekur nga Pierre Gasly dhe Alpine që e mbylli sezonin në vendin e 6-të për konstruktorët.

Nico Hulkenberg u rendit i 8-ti përpara Fernando Alonso-s dhe Oscar Piastri-t. Kevin Magnussen nuk shkoi në zonën e pikëve, por me xhiron më të shpejtë mori pikën e mbetur për Haas./a.m.

The post Norris fitoi garën në “Abu Dhabi Grand Prix”, Mclaren merr titullin first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.