Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë, do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtria e Turqisë ka dislokuar afër 350 trupa në këtë mision. “Ata do të zëvendësojnë njësitë italiane” në Forcat Operacionale Rezervë, tha KFOR-i. Të 350 ushtarët, që janë nga brigada e 65-të e këmbësorisë do të kryejnë një sërë aktivitetesh “së bashku me trupat e KFOR-it […] The post Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë, do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë first appeared on JavaNews.al.

Dhjetor 8, 2024 - 22:30
 0
Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë, do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se ushtria e Turqisë ka dislokuar afër 350 trupa në këtë mision.

“Ata do të zëvendësojnë njësitë italiane” në Forcat Operacionale Rezervë, tha KFOR-i.

Të 350 ushtarët, që janë nga brigada e 65-të e këmbësorisë do të kryejnë një sërë aktivitetesh “së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të përfshihen në përgjigjen ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”.

KFOR-i përsëriti se është i aftë që të parandalojë çdo rrezik të mundshëm përshkallëzues “dhe të përballet me çdo skenar të sigurisë” sipas mandatit që i buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Aktualisht, KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës./a.m.

The post Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë, do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.