Dështon arratisja! Shqiptarja kapet duke u larguar pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua pasditen e së shtunës në Milano, pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro brenda Rinascente, qendra tregtare në rrugën Santa Radegonda pranë Duomos. Sipas mediave italiane alarmi u dha pak para orës 17:00, kur roja i sigurisë pikasi të renë teksa ajo po përpiqej të largohej nga objekti […]

Janar 13, 2025 - 12:30
 0
Dështon arratisja! Shqiptarja kapet duke u larguar pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua pasditen e së shtunës në Milano, pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro brenda Rinascente, qendra tregtare në rrugën Santa Radegonda pranë Duomos.

Sipas mediave italiane alarmi u dha pak para orës 17:00, kur roja i sigurisë pikasi të renë teksa ajo po përpiqej të largohej nga objekti me rroba dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pasi u zbulua, vajza nuk ka rezistuar dhe pranoi fajësinë.

25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.