Stuhi ere në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, rrëzohen pemë dhe objekte

Stuhia e erës që përfshiu Lushnjën la pa energji elektrike 10 fshatra, rrëzoi dhe shkuli pemët nga toka, disa makina pësuan dëme materiale, ndërsa pati thyerje të xhamash të objekteve dhe sende që binin nga lartësia. Shërbimi zjarrfikës pohon se gjatë 24 orëve të fundit kishin një aktivitet të shtuar të punës. Deri në orën […]

Janar 13, 2025 - 16:00
 0
Stuhi ere në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, rrëzohen pemë dhe objekte

Stuhia e erës që përfshiu Lushnjën la pa energji elektrike 10 fshatra, rrëzoi dhe shkuli pemët nga toka, disa makina pësuan dëme materiale, ndërsa pati thyerje të xhamash të objekteve dhe sende që binin nga lartësia.

Shërbimi zjarrfikës pohon se gjatë 24 orëve të fundit kishin një aktivitet të shtuar të punës. Deri në orën 23:30 të ditës së djeshme u punua për largimin e ujit në 7 objekte të raportuara.

Situata e kushteve atmosferike gjatë të hënës paraqitet më e qetë, ndërkohë që po punohet për kthimin e energjisë në zonat ku u ndërpre. Nuk ka toka të përmbytura dhe hidrovoret janë të gjithë në punë, ndërsa grupet e punës janë në terren për largimin e pemëve të rrëzuara nga era.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.