Napoli mbron kreun e Serie A, skuadra e Contes mund Veronën dhe çon në +4 diferencen nga Interi
Napoli mundi Veronën 2 me 0 në duelin e parafundit të javës së 20 të kampionatit Italian duke blinduar, të paktën për momentin


Napoli mundi Veronën 2 me 0 në duelin e parafundit të javës së 20 të kampionatit Italian duke blinduar, të paktën për momentin kreun e renditjes.
Skuadra e Kontes u ngjit në 47 pikë, 4 më shumë sesa Interi ndjekës, vetëm se zikaltrit kanë ende si bonus dy ndeshje për të rikuperuar, e para të mërkurën ndaj Bolonjës.
Pjesa e parë dëfryese dhe me shumë raste në Diego Armando Maradona me të zotët e shtëpisë që iu gëzuan shpejt avantazhit falë një të majte të bukur te kapitenit Di Lorenco.
Lukaku në të 12 provoi pak a shumë të bënte të njëjtën gjë, por gjuajtja shkoi jashtë, ndërsa Verona u përgjigj me një rast shumë të mirë të gabuar nga Tengsted.
Në minutën e 31 ishte radha e MkTominei që të gabonte dyfishimin e shifrave. Deri në fund të kësaj pjese nuk munguan 2-3 episode të tjera në secilën portë, por rezultati nuk ndryshoi.
Në të dytën vendasit edhe më agresiv shkuan sërish shumë afër golit të dytë në dy raste me Rrahmanin, përpara se të vendosin fitoren në kasafortë falë realizimit të Angisa në minutën e 61.
Më herët në një tjetër ndeshje transmetuar në Tring, gola dhe spektakël në duelin Bolonja-Roma, veçanërisht në pjesën e dytë kur u shënuan edhe të katërt golat e rezultatit final 2 me 2.
Miqtë shënuan të parët me një gjuajtje jo të pakapshme të Salemakers nga distanca. Pastaj në harkun kohor të 4 minutave, Bolonja përmbysi shifrat me anë të Dalinga dhe Ferguson.
Në një duel të dominuar në këtë pjesë nga të zotët e shtëpisë, ata që festuan në shtesë ishin kryeqytetasit që fituan një penallti falë ndërhyrjes së sistemit Var, kthyer në gol nga Dovbik për të shmangur humbjen në transfertë, duke i hequr nga duart Bolonjës mundësinë që të afrohej me zonën Champions./vizionplus.tv
What's Your Reaction?






