Vrasja e Bujar Nasufit, policia jep detaje të reja: Gjendet një motor i djegur në “Kodrat e Sharrës”, dyshohet se u përdor nga autorët!

Pas vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e djeshme (12 janar) në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, policia ka arritur të gjejë motorin që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Policia bën me dije se motori është gjetur i djegur vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet […]

Janar 13, 2025 - 17:30
 0
Vrasja e Bujar Nasufit, policia jep detaje të reja: Gjendet një motor i djegur në “Kodrat e Sharrës”, dyshohet se u përdor nga autorët!

Pas vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e djeshme (12 janar) në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, policia ka arritur të gjejë motorin që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Policia bën me dije se motori është gjetur i djegur vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

“Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.