Pamje nga vendi i vrasjes së 30-vjeçarit në Vlorë, autorët i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri Kristian Markun! Gjendet një makinë e djegur
Kanë dalë detaje të reja mbi ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të Novoselës. Burime policore


Kanë dalë detaje të reja mbi ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të Novoselës.
Burime policore bëjnë me dije se 30-vjeçari Marku është vrarë në një pritë. Autorët dyshohet se kanë patur dijeni mbi lëvizjet e 30-vjecarit dhe e kanë qëlluar atë me kallashnikov ndërsa ndodhej në jetin e tij Ëolksvagen.
Ndërkohë është gjetur dhe një makinë e djegur në vendngjarje, e cila dyshohet se ëhstë përdorur nga autorët.
Kujtojmë që viktima ëhstë me precedentë të mëparëshëm penalë.
Kush është 30-vjeçari i vrarë?
Kristjan Marku i njohur si Kristjan Bashaj, rezulton me precedent vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Nga raportimet e burimeve ka të regjistruar 2 precedent penale. 26 mars 2023 ka patur bashkë me një tjetër të shtëna me armë në Mirditë, për këtë është në akuzë. Bëhet fjalë dhe për një tjetër ngjarje, e regjistruar më vonë, në vitin 2024 teksa bëhet me dije se në Kurbin ka patur një tentativë për të dhunuar persona të tjerë. Kjo ka qenë përfshirja e personazhit që nuk mundi të mbijetojë. Hetimet e policisë, janë drejtuar nga e shkuara e personazhit me precedent. Në vijim pritet qasje më e plotë e rastit të tij. Nëse ka patur konflikt që ka shkuar deri në eliminimin fizik.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
What's Your Reaction?






