Vrasje, armëmbajtje pa leje dhe…/ Kush është 30-vjeçari që u vra sot në Vlorë, i riu me dy mbiemra me precedentë penalë

Kristian Marku është identifikuar si 30-vjeçari që mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Marku, dinamika e vrasjes së të cilit ende mbetet e paqartë, nuk është një emër i panjohur për autoritetet e policisë, pasi ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim […]

Janar 13, 2025 - 20:00
 0
Vrasje, armëmbajtje pa leje dhe…/ Kush është 30-vjeçari që u vra sot në Vlorë, i riu me dy mbiemra me precedentë penalë

Kristian Marku është identifikuar si 30-vjeçari që mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë.

Marku, dinamika e vrasjes së të cilit ende mbetet e paqartë, nuk është një emër i panjohur për autoritetet e policisë, pasi ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023 Kristian Marku alias Kristi Bardhi është skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në 26 mars të këtij viti në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R.

Më tej, në shtator të vitit 2023, Marku është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi është kapur me një armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Mësohet se Marku është sinjalizuar nga shërbimet e policisë për të ndaluar në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, por sapo ka vërejtur autoritetet ai ka hedhur armën e mbushur me fishekë nga dritarja e makinës në të cilën ndodhej.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.