Dollari “mposht” valutat e tjera/ Arrin nivelin më të lartë në dy vite

Dollari arriti të hënën nivelin më të lartë të dy viteve kundrejt monedhave kryesore. Monedha amerikane arriti kulmin në 110.08 duke zgjatur rritjen e javës së kaluar. Ndërkohë, euro arriti nivelin më të ulët në raport me dollarin që nga nëntorit i vitit 2022 në 1.01 dollarë, teksa paundi britanik ishte një nga humbësit më […]

Janar 13, 2025 - 20:00
 0
Dollari “mposht” valutat e tjera/ Arrin nivelin më të lartë në dy vite
Dollari arriti të hënën nivelin më të lartë të dy viteve kundrejt monedhave kryesore. Monedha amerikane arriti kulmin në 110.08 duke zgjatur rritjen e javës së kaluar.

Ndërkohë, euro arriti nivelin më të ulët në raport me dollarin që nga nëntorit i vitit 2022 në 1.01 dollarë, teksa paundi britanik ishte një nga humbësit më të mëdhenj duke rënë me 0.7% për të prekur kështu nivelin më të ulët në 14 muaj prej 1.2 dollarë.

Sterlina ka qenë nën presion nga shqetësimet e vazhdueshme të rritjes së kostove të huamarrjes në Britani, teksa ekonomistët thonë se janë në pritje të uljes së shpenzimeve dhe zbutjes së inflacionit për një përmirësim të situatës.

Rritja e dollarit amerikan u shty veçanërisht edhe të dhënat pozitive të tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportit të fundit, rritja e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara u përshpejtua në dhjetor më shumë se 256 mijë vende të reja të shtuara dhe shkalla e papunësisë ra në 4.1%.

Pas këtij publikimi, aksionet në Kinë, Indi, Korenë e Jugut dhe Australi ranë të hënën duke ngritur shqetësimin se një ekonomi e fortë si ajo e Amerikës mund të ngadalësojë ritmin e uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale.

Nga ana tjetër, edhe çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në katër muaj pasi SHBA njoftoi të premten sanksione gjithëpërfshirëse ndaj naftës ruse. Çmimet e naftës brent të papërpunuar u zgjeruan me 2.3% duke arritur në 81.6 dollarë për fuçi./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.