Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, makina e autorëve ishte me targa të vjedhura

Policia ka dhënë detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut mbrëmjen e sotme në afërsi të Novoselës në autostradën Vlorë-Fier. Sipas policisë

Janar 13, 2025 - 22:30
 0
Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, makina e autorëve ishte me targa të vjedhura

Policia ka dhënë detaje të reja nga ekzekutimi i Kristian Markut mbrëmjen e sotme në afërsi të Novoselës në autostradën Vlorë-Fier.

Sipas policisë menjëherë pas krimit autorët kanë braktisur mjetin e tyre tip “Golf”, i cili është gjetur i djegur.

Bëhet me dije se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Burime policore bëjnë me dije se 30-vjeçari Marku është vrarë në një pritë. Autorët dyshohet se kanë patur dijeni mbi lëvizjet e 30-vjecarit dhe e kanë qëlluar atë me kallashnikov ndërsa ndodhej në jetin e tij Wolksvagen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.