Marcelo i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Mbrojtësi brazilian, Marcelo (Marcelo Vieira da Silva Junior) ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare. Ka qenë vetë Marcelo që ka njoftuar

Shkurt 6, 2025 - 20:00
 0
Marcelo i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Mbrojtësi brazilian, Marcelo (Marcelo Vieira da Silva Junior) ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare. Ka qenë vetë Marcelo që ka njoftuar diçka të tillë mes emocioneve, teksa në total ai ka fituar 31 tituj të mëdhenj.

Ai e mbylli karrierën pas 721 ndeshjeve, 58 golave, 117 asistimeve dhe me statusin e një prej futbollistëve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë si mbrojtës i majtë. Klubi brazilian Fluminense e ndërpreu kontratën e tij në fillim të nëntorit të vitit të kaluar pas një incidenti të ndodhur me trajnerin Mano Menezes.

Ai qëndroi me Real Madrid deri në vitin 2022, duke fituar La Ligën gjashtë herë dhe Ligën e Kampionëve pesë herë dhe duke fituar gjithsej 25 tituj me klubin. Ai luajti 546 ndeshje për Realin. Nga shumë konsiderohet si prej mbrojtësve të majtë më të mirëve në histori.

“Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi im. Ai donte që unë të bëhesha futbollist profesionist dhe unë bëra gjithçka që munda për ta bërë këtë. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi më trokiti në derë dhe u zhvendosa. Mund të them që jam një madrilen i vërtetë. 16 sezone, 25 tituj, 5 Champions League, një nga kapitenët dhe shumë netë magjike në ‘Bernabeu’, sa çmenduri. Real Madridi është një klub ndryshe”, thotë ai në mesazhin e publikuar rrjetet sociale.

Fituesi i Kupës së Konfederatave 2013 me Brazilin, Marcelo luajti 10 ndeshje edhe për Olympiacos.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.