Fiorentina i shkakton disfatë Interit, zikaltrit nuk mundët të përfitojnë

Fiorentina dhe Inter janë rikthyer sot sërish në “Artemio Franchi” për ndeshjen e prapambetur në Serie A, aty ku dy muaj më parë

Shkurt 7, 2025 - 01:00
 0
Fiorentina i shkakton disfatë Interit, zikaltrit nuk mundët të përfitojnë

Fiorentina dhe Inter janë rikthyer sot sërish në “Artemio Franchi” për ndeshjen e prapambetur në Serie A, aty ku dy muaj më parë Edoardo Bove u rrëzua në fushë dhe u dërgua në spital, duke mbajtur në ankth për minuta të tëra botën e futbollit.

Përsa i përket ndeshjes së sotme, Fiorentina fitoi 3-0 ndaj zikaltërve, duke i bërë një nder të madh Napoli-t të Conte-s. Në minutën e 30′, Carlos Agusto shënoi për Inter-in, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në minutën e 59-të, ishte Luca Ranieri që zhbllokoi rezultatin pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë.

Shtatë minuta më pas ishte Moise Kean që shënoi me kokë golin e dytë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt do të ishte sërish ish-juventini, Moise Kean, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për klubin vjollcë, pas një gafe të Dimarco.

Një fitore e madhe për Fiorentinën, që renditet e katërta me 42 pikë, ndërsa Inter mbetet i dyti me 51 pikë, 3 pikë më pak se Napoli i vendit të parë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.