U hoq si drejtues i një institucioni vendor dhe përfitoi 6 mijë euro nga një biznesmen, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Arsen Matollari. Në pranga ka rënë Ervis Belollari, i cili së bashku me Matollarin kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen. Dy të rinjtë i janë prezantuar biznesmenit si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor, duke arritur t’i […]

Shkurt 7, 2025 - 12:30
 0
U hoq si drejtues i një institucioni vendor dhe përfitoi 6 mijë euro nga një biznesmen, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Arsen Matollari.

Në pranga ka rënë Ervis Belollari, i cili së bashku me Matollarin kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen. Dy të rinjtë i janë prezantuar biznesmenit si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor, duke arritur t’i zhvatin shumën e parave.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Unknown”.

Përfituan një shumë parash, nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Arsen Matollari. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.