FMN takohet me guvernatorin e BSH/ Sejko: Kemi mbajtur në kontroll inflacionin pa dëmtuar rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkuar Bankës së Shqipërisë që të fokusohet në kthimin e inflacionit në objektiv gjatë këtij viti .Guvernatori Gent Sejko priti në një takim Përfaqësuesin Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesi i FMN vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të […]

Shkurt 7, 2025 - 15:30
 0
FMN takohet me guvernatorin e BSH/ Sejko: Kemi mbajtur në kontroll inflacionin pa dëmtuar rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkuar Bankës së Shqipërisë që të fokusohet në kthimin e inflacionit në objektiv gjatë këtij viti .Guvernatori Gent Sejko priti në një takim Përfaqësuesin Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i FMN vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të stabilitetit monetar e financiar të vendit ndërsa u ndal te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar ka vlerësuar monitorimin e vazhdueshëm që Banka e Shqipërisë i ka bërë tregut valutor, pa cenuar regjimin e lirë të tij.

Ndërkohë që kreu i Bankës Qendrore u fokusua kryesisht në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen. Ndërkohë që projeksionet e bankës Qendrore janë që inflacioni të kthehet në objektivin e bankës, prej 3%, gjatë vitit 2025.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.