Vllaznia e Elbasani në gjysmëfinale! Kaos në basketboll, Teuta bojkoton çerekfinalen e kupës ndaj Elbasanit

Vllaznia dhe Elbasani, iu bashkuan Besëlidhjes dhe Kamzës si skuadrat gjysmëfinaliste të kupës së republikës në basketboll për meshkuj. Një turne që në

Shkurt 7, 2025 - 16:30
 0
Vllaznia e Elbasani në gjysmëfinale! Kaos në basketboll, Teuta bojkoton çerekfinalen e kupës ndaj Elbasanit

Vllaznia dhe Elbasani, iu bashkuan Besëlidhjes dhe Kamzës si skuadrat gjysmëfinaliste të kupës së republikës në basketboll për meshkuj.

Një turne që në fakt duhet të luhej i gjithë në pallatin e sportit në Elbasan, mirëpo gjithçka shkoi mirë deri në dy çerekfinalet e para ku Besëlidhja mundi Partizanin dhe Kamza kalim, Apoloninë. Dueli i tretë Elbasani-Teuta u ndërpre në gjysmën e takimit për shkak  të një problemi teknik me elektronikën në pallatin 3 sportit Tomorr Sinani.

Federata i spostoi takimet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës ku duhej të luheshin të enjten pasdite dy takime…gjysma e sfidës Elbasani-Teuta dhe Vllaznia-Tirana. Mirëpo ekipi durrsak e bojkotoi duelin e mbetur ndaj Elbasanit pasi kishte kërkuar që sfida të luhej këtë të premte.

Teuta humbi duelin në tavolinë dhe tani rrezikon dënime të ashpra nga disiplina. Në çerekfinalen e fundit Vllaznia mundi lehtë Tiranën 71 me 45 duke kaluar pa problem në gjysmëfinale. Klasikja e basketboll të meshkujve pati histori vetëm në periodën e parë, aty ku bardheblutë fituan me diferencë të ngushtë 1 pikëshe, 19 me 18. Shkodranët u kthyen fort në periodën e dytë duke fituar 19 me 14, çka i dha mundësi të shkonin në pushim me avantazhin 4 pikësh.

Avantazh të cilin Vllaznia e thelloi ndjeshëm në periodën e trete pasi fitoi 19 me 6 e të njëjtën gjë e beri edhe në periodën e fundit kur fitoi 15 me 8. Në total sfida u mbyll me një avantazh 26 pikë në favor të shkodranëve, për të cilët spikatën Maurice Ëalton me 13 pikë e 14 kërcime dhe Arlando Arnold me 16 pikë e 7 kërcime në tabelë.

Në gjysmëfinale Vllaznia  do të jetë përballë Elbasanit ndërsa Kamza sfidon Besëlidhjen, duele që luhen të shtunën, në pallatin e sportit Dhimitraq Goga./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.