12-vjeçarja nga Durrësi ndërroi jetë në spital, reagon Policia: Kemi nisur hetimet

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 12-vjeçares nga Sukthi. “Janë pyetur mjekët dhe paraprakisht kemi të bëjmë me vdekje për shkak të hemorragjisë cerebrale në tru. Në spital kanë qenë dy gjyshërit, të cilët e kanë shoqëruar vajzën. Nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka […]

Shkurt 7, 2025 - 23:00
 0
12-vjeçarja nga Durrësi ndërroi jetë në spital, reagon Policia: Kemi nisur hetimet

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 12-vjeçares nga Sukthi.

“Janë pyetur mjekët dhe paraprakisht kemi të bëjmë me vdekje për shkak të hemorragjisë cerebrale në tru. Në spital kanë qenë dy gjyshërit, të cilët e kanë shoqëruar vajzën. Nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka patur gjakderdhje të vazhdueshme në kokë shumë agresive.

Do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet i kanë kaluar prokurorisë Durrës. Hetimi do të plotësohet me dëshminë e shkollës dhe të të afërmve të saj”, thonë burime nga Policia.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë humbja e jetës së të miturës nga Sukthi, nuk ka lidhje me situatën virale nga gripi sezonal. E mitura kishte lindur me probleme të enëve të gjakut. Ndërkohë ditën e sotme një hemorragji cerebrale i ka marre jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.